Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë ka njoftuar për një përleshje me thikë mes dy fqinjëve në Vrapçisht të Gostivarit, transmeton TV21.
Si pasojë, është arrestuar një 56-vjeçar me iniciale A.C. nga po i njëjti fshat, pasi i njëjti pas një konflikti verbal, kishte sulmuar me thikë fqiun e tij, T.B.(68).
“Është privuar nga liria 56-vjeçarin A.C. nga Vrapçishti i Gostivarit, i cili më parë kishte qenë i raportuar nga fqinji i tij T.B. (68) se për shkak të borxhit, pas një zënke verbale mes tyre e kishte sulmuar me një mjet të mprehtë. Rasti është duke u dokumentuar dhe kundër A.C. do të pasojë parashtresë
përkatëse”, qëndron mes tjerash në njoftim.