Thursday, September 19, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniTrajnim për punonjësit e policisë nga stacionet policore në kuadër të Qendrës...

Trajnim për punonjësit e policisë nga stacionet policore në kuadër të Qendrës Rajonale për Punë Kufitare ,,Perëndim ,,në kuadër të programit “Guximi blu”.

Trajnim për punonjësit e policisë nga stacionet policore në kuadër të Qendrës Rajonale për Punë Kufitare ,,Perëndim ,,në kuadër të programit “Guximi blu”.

Dje dhe sot (11.12.2023) në ambientet e Qendrës Rajonale për Punë Kufitare Perëndim në Ohër, në kuadër të programit “Guximi blu” me mbështetjen e Programit ICITAP i Ambasadës Amerikane në Republikën e Maqedonisë së Veriut, është realizuar një seancë trajnuese për oficerë policor të stacioneve policore për kontrolle kufitare, mbikëqyrje kufitare dhe Njësia për krimin ndërkufitar nën QR Perëndim – Ohër.
Programi “Guximi Blu” është një proces edukues dhe transformues për forcimin e kapaciteteve personale dhe profesionale të punonjësve të policisë dhe të organizatës policore në tërësi.
Nëpërmjet këtij programi, ngriten kapacitetet e punonjësve të policisë përmes edukimit dhe trajnimit të vazhdueshëm, duke u kujdesur për zhvillimin personal, shëndetin dhe mirëqenien e punonjësve të policisë. Duke ndërtuar vlerësime dhe aftësi më të forta mendore në situata të ndryshme krize, trajnimi duhet të kontribuojë në një kryerje më të mirë dhe më efikase të detyrave të punës të të gjithë punonjësve të policisë, si dhe në një trajtim më të mirë dhe më efikas të sfidave të përditshme në vendin e punës. Zyra për marëdhënie me publikun

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments