Të shtëna me armë në Shkup, plagoset një person

0
97
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-10-f653538d
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-52-b6aa2b7d

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njofton se sot në orët e mëngjesit është plagosur me armë zjarri, Ljupço Kostadinovskit.
Nga MPB theksojnë se personi i plagosur është dërguar menjëherë në spital.

“Sot në ora 08:38 në SPB Shkup është raportuar se në rrethinën e Aerodromit një person ka shtënë me armë zjarri dhe ka plagosur L.K (57) para shtëpisë së tij. I plagosuri është transportuar në kompleksin klinik “Nënë Tereza” për ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje kanë dalë efektivë të policisë dhe po merren masa për zbardhjen e rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.