Prof. Dr. Ferat Polisi
FILOZOFI, SOCIOLOGJI DHE HISTORI E FESE
Siç kemi theksuar edhe më parë Farabiu fenë e merr si pasqyrim simbolik të së vërtetes dhe sikurse Platoni, filozofit i jep detyren e udhëheqjes së shtetit. Koncepti Farabian detyren e udhëheqesit e përfshin edhe në terma islamike, si intelekti aktiv, shpallje dhe pejgamber.
Nocionet e identitetit fetar, riformësimi i këtyre identiteteve, konstruksionet simbolike, ringjallja fetare mbetën në qendër të studimeve të sotme. Sociologu Emil Dyrkaim ka dhënë një kontribut shumë të çmuar në studimim dhe përcaktimin e fesë. Qysh në fillim të shekullit tonë, ai arsyetonte se të gjitha llojet e gjërave që i tejkalojnë kufijtë e dijeve tona, janë bazë,ose pikënisje e përvojës shoqërore- njerzore që quhet Fe. Kur studiohet feja si institucion është e nevojshme të kuptohet se sociologët nuk e gjykojnë atë si të drejt ose të pa drejtë,të mirë ose të keqe, logjike ose jo, e kështu me rradhë. Gjykime të tilla janë çështje e besimit, jo të shkencës. Si shkenctarë, sociologët janë të interesuar për pasojat e fesë në shoqëri, lidhjen e saj me institucionet e tjera sociale, organizimin shoqëror të feve të ndryshme. Në shumë shoqëri tradicionale, institucioni i fesë ka qënë institucioni më i lartë në organizimim shoqëror.
Muhammed ‘Abduhū (1849-1905), reformator i pranuar mysliman dhe një prej themeluesve më të rëndësishëm të reformizmit islam, dhe Lev Nikoláevič Tolstoĭ (1828-1919), me siguri shkrimtari më i madh botëror, shkëmbyen letrat, ishte kjo në prill dhe maj të vitit 1904, (e ka mundësi që letrat të kishte nga të dyja anët edhe më vonë).
Muhammed ‘Abduhū, myftiu suprem i Egjiptit në vitet e fundit të shek. XIX, dhenë vitet e para të shek. XX, shprehte interesim për letërsinë dhe filozofnë evropiane, janë të njohura takimet dhe miqësitë e tij me shkrimtarin dhe politikanin anglez Wilfrid Scawen Blunt (1840-1922), pastaj gruan e Bluntit Anne (Lady Anne Blunt, 1837-1917), e cila përndryshe, ishte mbesa e poetit të madh Lord Byron(1788-1824).Në Angli Muhammed ‘Abduhū është takuar edhe me filozofin Herbert Spencer (1820-1903), e në kohën e tij vizitoi edhe bibliotekat e mëdha evropiane në Stamboll, Vjen, Berlin, Paris, Londër, Cambridge etj.
Mendimet dhe qëndrimet e Muhammed ‘Abduhūsë rreth Lev Tolstoĭt më së miri kuptohen prej shkresës së ‘Abduhūsë të cilën ai e shkroi në arabisht, e në anglisht e përktheu Lady Anne Blunt, tashmë mbesa e përmendur e poetit Lord Bayron,dhe gruaja e shkrimtarit anglez Wilfrid Scawen Blunt. Shtojmë që Lady Anne (1837-1917) jetoi gjatë në Kajro, ku në pasurinë e vet të madhe, është marr me rritjen e kuajve arabë të racës fisnike, gjithashtu Laddy Anne udhëtoi me burrin e vet W.S. Blunt në shumë vende dhe rajone të Lindjes së Mesme, për këtë e njihte mirë gjuhën arabe.
Letra e Abduhusë Tolstoit
Tash është koha të citojmë përkthimin e letrës së ‘Abduhūsë Tolstoĭt (letra në origjinal në arabisht gjendet e depozituar në muzeun e Tolstoĭt në Moskë).
“Ayn Shams të Kajros, Egjipt, 8 prill, viti 1904
Filozofit të famshëm Lev Tolstoĭt,
Ndonëse nuk pata kënaqësi që personalisht të njoftohem me ty, unë nuk jam pa njohuri rreth shpirtit tënd; drita e mendimeve tuaja na ka ndriçuar, dhenë qiejt tanë shndritën (ngrohën) diejt e ideve tuaja,duke krijuar lidhjen e miqësisë ndërmjet shpirtrave të arsyeshëm këtu dhe shpirtit tënd. Zoti të udhëzoi në dije rreth fshehtësisë së asaj natyrshmërie esenciale të lindur në harmoni të së cilës Ai e formësoi njeriun, dhe të tregoi qëllimin përballë të cilit Ai e drejtoi gjininë njerëzore. E ti ke kuptuar atë që njeriu ka hyrë në ekzistencën e tanishme që të rritet me dije, dhe që të mund të mbledh frytet me punën e vet, që fryti i tij të jetë me lodhjen e cila sjell uri shpirtit të tij, dhe të jetë me mundin me të cilin mbijeton dhe zhvillohet gjinia e tij njerëzore.
Përgjigjja e Tolstoit myftiut
“I dashuri mik!
Pranova letrën tënde të mirë dhe shumë të lavdërueshme, dhe nxitoj të përgjigjem, duke ju bindur rreth kënaqësisë së madhe që letra më ofroi, duke më vënë në kontakt me një njeri të ndritur, ndonëse të fesë tjetër prej asaj në të cilën jam lindur e edukuar, por religjionit të njëjtë, sepse besimet janë tëndryshme dhe ka të shumtë, por ekziston vetëm një religjion i vetëm, ai i vërtetë. Shpresoj se nuk jam gabim duke përfunduar sipas letrës suaj, që religjioni të cilin unë e rrëfej është i njëjti si i juaji, i cili përbëhet prej pranimit të Zotit dhe ligjeve të Tij – të duhet i afërmi i vet dhe t’u bëhet të tjerëve atë çfarë dëshironit’ju bëhet juve.
Edhe filozofi Herbert Spencer në librin e dytë të tij, parimet e Psikologjisë, që u botua në vitin 1855 dhe bëri argumentin se ligjet natyrore qeversin mendjet njerëzore. Rreth kësaj kohe, Specneri filloi me veprimtari filozofiko-sociologjike me ndërveprim me folozofët e tjerë.
Ferat Polisi: “Sociologjia e së Drejtës” fq. 59
Enes Karic, revista “Vlera” fq. 13, 14, 15