Saturday, April 19, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeShqipëriAksident tragjik në Durrës, u përplas nga makina, 22-vjeçarja ndërron jetë në...

Aksident tragjik në Durrës, u përplas nga makina, 22-vjeçarja ndërron jetë në spital

Një 22-vjeçare ka ndërruar jetë në spital pasi u aksidentua mbrëmjen e djeshme nga një automjet teksa ishte duke ecur në rrugë.

Policia bën me dije se Erisa Aliaj 22 vjeç ka humbur jetën ditën e sotme për shkak të dëmtimeve të marra. Ndërkohë policia ka vënë në pranga shoferin.

“Mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:45, në lagjen nr.17/1, Durrës, shtetasi I. U., 24 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij ka aksidentuar shtetasen E. A., 22 vjeçe, (këmbësore) e cila është dërguar në spitalin rajonal Durrës dhe ndodhej nën kujdesin e mjekëve, shtetasja E. A, për shkak të dëmtimeve të marra, ka humbur jetën ditën e sotme, në spital.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Durrës, menjëherë pas aksidentit bënë arrestimin e shtetasit I. U., 24 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments