Saturday, April 19, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniShkoi për të mbledhur këpurdha, por gruaja humbi në mal

Shkoi për të mbledhur këpurdha, por gruaja humbi në mal

Policia e Ohrit njofton se një grua nga fshati Sredoreçe e Epërme të komunês së Debërcës është zhdukur që nga mbrëmë në ora 20:40, pas së cilës është organizuar kërkimi për të, shkruan Struga Ekspres.

Pas një kërkimi gjatë gjithë natës me ekipe, në orët e para të mëngjesit, personi i zhdukur është gjetur në gjendje të mirë shëndetësore. Bashkëshorti, i cili raportoi zhdukjen, informoi se ata ishin bashkë për të mbledhur kërpudha në vende të ndryshme nëpër pyll. Kur është dashur të takohen në vendin e rënë dakord, në makinën e tyre, personi nuk është paraqitur,përcjell Struga Ekspres.

Në kërkim të personit të zhdukur janë përfshirë edhe njësia e shpëtimit malor me një qen të trajnuar, një ekip policor nga SPB e Ohrit, si dhe banorë të fshatit dhe familjarë të personit të zhdukur. Kërkimet për disa prej kërkuesve kanë zgjatur deri në orën një të mëngjesit, disa nga banorët e zonës dhe të afërm kanë mbetur në terren.

Herët në mëngjes, rreth orës 05:00, të gjitha ekipet kanë dalë në terren, pas së cilës e humbura është gjetur në një kohë të shkurtër.
(Struga Ekspres)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments