Sunday, May 11, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiEDHE TRE MEDALJE PËR K. A. "DRINI" NGA STRUGA, NATYRA MALO NË...

EDHE TRE MEDALJE PËR K. A. “DRINI” NGA STRUGA, NATYRA MALO NË KAMPIONATIN EVROPIAN – liga e tretë, NË ATLETIKË – POLONI!

EDHE TRE MEDALJE PËR K. A. “DRINI” NGA STRUGA
NATYRA MALO NË KAMPIONATIN EVROPIAN – liga e tretë, NË ATLETIKË – POLONI!

Ditën e shtunë (17.06.2023) në Shkup, u zhvillua kampionati Shtetëror në Atletikë për U18.
Klubi i Atletikës “Drini” nga Struga u paraqit me tre sportistë, duke fituar po aq medalje.
Me medalje të argjentë u stolis Stina Hoxha, në kërcim së larti.
Motër e vëlla, Melisa dhe Drini Hajredini u stolisën me medalje të bronztë në diciplinat e tyre, respektivisht në hedhjen e shtizës (Melisa) dhe 800m (Drini).
Sot, në ora 04:00 nga aeroporti i Shkupit, atletja jonë Natyra Malo, sëbashku me përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut, u nisë për në kampionatin Evropian- liga e tretë, që do të mbahet në Poloni.
Atletja jonë do të paraqitet në diciplinën 100m dhe stafetën 4x100m.
Ne i urojmë fat dhe shumë suksese atletes sonë Natyra Malo dhe gjithë përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments