Një 25-vjeçar ka ndërruar jetë nga aksidenti i mbrëmjes së djeshme në rrugën Shtip-Plaçkovicë, përcjell TV21. Aksidenti ka ndodhur mes një makine të tipit Hyundai dhe një makine të tipit Audi.
“Më 30.04.2023, rreth orës 21:00, është raportuar se në rrugën rajonale Shtip – Plaçkovicë, në mes fshatit Tarinci dhe fshatit Karaormani i Ri në Shtip, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti të pasagjerëve “Audi. A5” me targa regjistrimi të Shtipit i drejtuar nga K.T.(25) nga fshati Karbincë, komuna e Karbincit dhe mjeti motorik i pasagjerëve “Hyundai Accent” me targa të Shtipit i drejtuar nga D.M.(43) nga Karaormani i Vjtër i Shtipit. Në aksident ka ndërruar jetë në vendngjarje K.T., ndërsa mjeku i Emergjencave Mjekësore ka konstatuar vdekjen e tij, ndërsa D.M. ka pësuar lëndime trupore, të konstatuara në Spitalin Klinik në Shtip”, thonë nga MPB.