Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniNga sot lirohen çmimet e produkteve të qumështit dhe makaronave në Maqedoni

Nga sot lirohen çmimet e produkteve të qumështit dhe makaronave në Maqedoni

Prej sot makaronat në dyqanet në Maqedoni do të jenë më të lira për 15 për qind, kurse produktet e qumështit për 10 për qind, krahasuar me çmimet nga 1 marsi. Këtë e parasheh vendimi për uljen dhe “ngrirjen” e çmimeve të makaronave dhe produkteve të qumështit nga 16 mars deri më 31 maj, të cilin e miratoi pesë ditë më parë Qeveria e RMV-së.

Zv. kryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, ka sqaruar se prodhuesve dhe tregtarëve u është dhënë pak ditë kohë që të përdorin rezervat dhe t’i përshtatin çmimet me vendimin e Qeverisë.

Çmimet e makaronave dhe shpagetave parashikohet të jenë të “ngrirë” sot në nivelin që ishin më 1 mars, një ulje prej 15 për qind.
Për produktet e qumështit janë ngrirë në nivelin e 1 marsit me një ulje prej 10 për qind.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments