Saturday, May 10, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniFurkan Saliu i del në mbrotje Donikës, ASH e largoi nga puna...

Furkan Saliu i del në mbrotje Donikës, ASH e largoi nga puna për të punësuar militantët e partisë!

Gazetari i njohur, Furkan Saliu, ka reaguar në rrjetet sociale, pas vendimit të ministrit të ri të Shëndetësisë, nga radhët e ASH-së, Fatmir Mexhiti, për të larguar nga puna Donika Bakiun.

“Gjatë pandemisë, Donika vullnetarisht përkthente ministrin e atëhershëm Venko Filipçe, me qëllim që informacioni të arrijë deri tek çdo qytetarë.

Më vonë u thirr nga ish-ministri Bekim Sali që të angazhohet profesionalisht në Ministrinë e shëndetësisë për shkak se fjala është mjeshtëria e saj. Kush më mirë se sa një Doktor i shkencave filologjike do të dinte se si të komunikojë me publikun?

Edhe pse e pamë se komunikimi nuk është ana më e fortë e ministrit aktual, ai vendimin e parë që e bëri është që ta largojë nga puna Donika Bakiun.

A e dini pse? Që të lirojë hapësirë për ushtarët partiak që do ti gënjejnë me kontrata në vepër për 6 muajt e ardhshëm deri sa tua merr votën. Një subjekt politik që e bënte opozitën deri dje, për 2 javë ta amniston çdo veprim të një partie që e mban pushtetin për 20 vjet… Vallaj be marre”, ka shkruar Saliu në profilin e tij në Facebook.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments