Saturday, April 19, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniAhmeti: U nënshkrua projekti më i madh i infrastrukturës rrugore

Ahmeti: U nënshkrua projekti më i madh i infrastrukturës rrugore

Nëshkrimi i marrëveshjes finale për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10-D është mirëpritur nga kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

Ahmeti në faqen e tij zyrtare në Facebook, shkruan se i gjithë fokusi i kuadrove të BDI-së ka qenë në finalizimin e marrëveshjes për këtë projekt madhor infrastrukturor.

“Përgëzoj aktin e sotëm të nënshkrimit të Marrëveshjes për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D mes Qeverisë, Ndërmarrjes Publike “Rrugët Shtetërore” dhe konzorciumit ndërkombëtar Bechtel Enka. I gjithë fokusi i kuadrove të Bashkimit Demokratik për Integrim dhe kolegëve të tjerë ka qenë në finalizimin e të gjitha procedurave ligjore që të merr rrugën e realizimit projekti më i madh dhe më i rëndësishëm i infrastrukturës rrugore në historinë e vendit”, ka shkruar Ahmeti.
Ai ka falënderuar Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për përkrahjen dhe ka uruar punë të mbarë dhe dinamike në periudhën në vijim për realizimin e plotë të marrëveshjes historike të nënshkruar sot në Shkup.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments