Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniAsociacioni i Komunave Shqiptare/ Aleanca për Shqiptarët: Propozim jo serioz, shqiptarët janë...

Asociacioni i Komunave Shqiptare/ Aleanca për Shqiptarët: Propozim jo serioz, shqiptarët janë 1/3 e popullatës

Edhe Aleanca për Shqiptarët është prononcuar në lidhje me propozimin e Alternativës për krijimin e një asociacioni të komunave shqiptare në RMV, njëjtë siç e kërkon Serbia dhe ndërkombëtarët në Kosovë për komunat me shumicë serbe. Nga ASH-ja thonë se ky propozim është joserioz dhe se po përdoret vetëm për politika ditore nga Alternativa. Nga kjo parti shprehen se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut jetojnë në vazhdimësi territoriale dhe se përbëjnë 30 për qind të popullatës në vend, nuk janë minoritet si serbët në Kosovë, prandaj sipas ASH-së, një gjë e tillë është jo e logjikshme.

“Propozimin e tillë e vlerësojmë joserioz me tendencë që shqiptarët t’i vendos në trajtim të politikës ditore.
Shqiptarët jetojnë në vazhdimësi territoriale dhe jo në enklava, në komuna ku shqiptarët janë shumicë absolute, në komuna me shumicë relative e në komuna me përqindje më të ulët. Organizimet politike dhe territoriale që nuk u shërbejnë atyre nuk meritojnë të diskutohen.
Serbët në Kosovë ashtu si shqiptarët në Serbi janë minoritet dhe këto standarde duhet të kenë reciprocitet dhe këtë gjë ne e mbështesim në mënyrë absolute. Madje vlerësojmë se edhe hungarezët dhe boshnjakët e Serbisë duhet të kenë të drejta të tilla.
Shqiptarët në Maqedoni janë 1/3 e popullatës së përgjithshme dhe jo pakicë. Zgjidhjet për mbrojtjen e pakicave të menduara për realitete tjera nuk mund të zbatohen në kontekstin e shoqërisë sonë multietnike dhe demokracisë konsociative.”- thuhet në komunikatën e ASH-së.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!