Friday, November 22, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniZekolli: Ali Ahmeti duhet të reflektoj, masoviteti në Saraj dëshmon kërkesën për...

Zekolli: Ali Ahmeti duhet të reflektoj, masoviteti në Saraj dëshmon kërkesën për ndryshim

Shkruan: Arsim Zekolli

Skenat nga Saraji janë habitese. Për nga numri enorm i të pranishmëve.

E prisja të ketë publik, por jo në kaq numër të madh. Dhe kjo të bënë të reflektosh.

Nuk është më çështja e “zjarrtarëve” dhe “ahmetovitëve” (misionarëve).

Çështja është te publiku. E publiku po dëshmon se po dëshiron ndryshim.

Mundemi te debatojme per “zjarrtaret”, kush ishin, kush janë, çka dëshirojnë. Por duhet te debatojme edhe pse kaq shumë njerez kanë deshire t’i ndegjojne argumentet apo shpjegimet e tyre. Rrjedhimisht, duhet edhe te debatojme pse keta njerez dhe keta numera, nuk verehen më as te Aleanca, e as te Alternativa.

Diçka ka shkrepur xixë në këto raporte mes “zjarrtarëve” dhe aktivisteve dhe qytetareve. E kam ende te veshtire te definoj me saktësi, por keto skena te sontme, dëshmojnë se amullia eshte vetem pershtypje e imponuar nga klientela ‘ahmetovite’ dhe presioni medial, por në të vetet nen te ka nje vrull energjishë që tani te ‘zjarratert’ shohin kauzë për të shprehur pakënaqësinë.

E thoja në fillim se BDI-së do i ndodhe rasti Lulzim Basha – Edi Rama dhe se tjetërsimi i Alisë nga qytetaret do i kushtojne shume. Sikur ne rastin e Basha – Rama, fryma dhe energjia e rebelimit nuk filloj nga dashuria pro-Berisha, por nga revolta anti Edi-Lul, mu ashtu siç po ndodhë sot në Maqedoni, si pasojë e mllefit anti-Grub, anti-Bujar.

Per kete faji nuk eshte te Izetat e Blerimat, por te ata që me cigare në gojë dhe cinizëm në buzë, vendosen te zbresin pantolet dhe te tregojne prapanicën para gjithë shqiptareve.
-Pse tani ankohen kur mbi ate prapanice pranojne shkelma dhe pshtyrje?

Kjo energji qe po buqet nen sipërfaqe, është më dramatike se zhurma e kohes se paraqitjes te gjenerates facebook ne vitet 2015-17. Është më dinamike pasiqë nuk behet nga propaganda mediale, por nga fjala e gojes dhe nga baza elektorale.
Mund ta injorosh. Por ajo nuk te injoron ty.
Kete gabim, Aliu e beri ne fillim dhe tani kot fajeson tjeret. Dhe as qe mund ta ndal.

*Autori i teksti eshte ambasador dhe njohes i mire i rrjedhave politike.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!