Saturday, November 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniStruga ndan 600 mijë denarë për qentë endacakë

Struga ndan 600 mijë denarë për qentë endacakë

Pasi Komuna e Strugës javë më parë ishte në qendër të vëmendjes për mostrajtimin e qeneve endacakë dhe vrasjen e tyre nga një person, ka vendosur që të ndajë 600 mijë denarë nga buxheti i saj për trajtimin e qenve, ndërsa ka gjetur edhe një klinikë veterinarie e cila do të merret me trajtim dhe kastrim. Qentë pasi të trajtohen do të kthehen sërish në lokacionin nga ku merren.

“Kompania është gjetur, është një klinikë nga Kumanova, është nënshkruar marrëveshja kanë dal në teren dhe janë kapur një pjesë e qeneve endacak, ku kemi edhe fotografi të trajtimit të tyre, ju janë vendosur shenjat se janë të trajtuar dhe me mikroçip dhe pritet që të njëjtët të kthehen në lokacionin nga ku janë marr”, tha Mirko Korkutoski, udheheqës i Sektorit të Inspektoratit Komunal Strugë.

Por a është kjo zgjidhje për qentë endacak në një qytet? I njëjti problem është edhe në komunën e Kërçovës, ku ndahen mjete për trajtimin e qenve, të cilat as nuk mjaftojnë, sepse siç thotë Gjorgjia Nestoroski, zgjidhje e vetme të këtij problemi në të gjitha komunat është vetëm ndërtimi i stacionareve.

“Ne komunës i themi të ndërtohet stacionar që të mblidhen qentë endacak dhe të ruhen aty që të mos ketë në rrugë qen dhe me këta mjete ne mund ta ndërtojmë atë sepse janë më pak para se kjo që harxhon komuna, kjo është zgjidhje e vetme, nuk ka zgjidhje tjetër, nuk ka zgjidhje më të mirë se sa ndërtimi i një stacionari, të largohen qentë nga rruga”, tha Gjorgjia Nestoroski, kryetar i Organizatës për Mbrojtjen e Kafshëve “Grifon”.

Vetëm në Kërçovë, për dy vite janë më shumë 550 persona të cilët kanë paraqitur në polici se janë sulmuar nga qentë endacak, persona këto që kanë marr dëmshpërblim nga Komuna. Nestseroski thotë se për dy vite komuna ka dhënë para për dëmshpërblim 244 mijë e 500 euro, mjete këto që sipas tij janë të mjaftueshme për ndërtimin e strehimoreve.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!