VIZITË NGA TEOLOGU I MIRËNJOHUR H.MIQAIL EF. OSMANI NË BFI – PERSONALITET QË I SHËRBEU ZOTIT DHE KOMBIT
Më 16.02.2023 Reisul Ulema H.Hfz. Shaqir ef. Fetai priti në Kabinetin e tij teologun e mirënjohur H. Miqail ef. Osmanin, Muftiun e mëparshëm të Muftinisë së Strugës dhe imamin e mëparshëm të fsh. Ladorisht. Vizitës i priu Muftiu i Strugës Mr. Salim ef.Sulejmani me bashkpuntorin e tij Z. Shefit Hajredinin .
H. Miqail ef. Osmani është një personalitet që gjithmonë e ka karekterizuar urtësia, mençuria, dihe paluharshmëria, drejtësia dhe menaxhimi i nivelit të lartë të detyrave që i janë dhënë në kohē dhe vend.
Tërë jetën ia kushtoi organizimit të jetës fetare islame, shpjegimit të vlerave të tij, por në të njejtën kohē dha kontribut në shërbim të kauzës kombëtare duke mishëruar fetaren me kombëtaren dhe ishte i gatshëm të reshtohet në çdo moment aty ku e kërkon feja dhe kombi. Andaj, lirisht mund të konstatojmë se personaliteti i Z. Miqail ef Osmanit është dhe ngel edhe më tutje në shërbim të veprave madhore dhe inspirim i gjallë për kohën dhe gjeneratat e reja.
Reisul Ulema i BFI në shenjë respekti për veprimtarinë e tij që e ka dhënë dhe që do e jep e dekoroi me dekoratën e BFI e RMV në shenjë respekti dhe mirënjohjeje duke i dëshiruar shëndet, jetë të gjatê dhe suksese të reja
Njiherit, falënderime Muftiut Mr. Salim ef. Sulejmanit për organizimin e kësaj vizite, i cili në mënyrë dinjitoze po udhëheq me Muftininë e Strugës. Në shoqëri të Muftiut ishte edhe Z. Eglon Muertezai, një student i mirëfilltē i FSHI dhe ardhmëri e BFI dhe Muftinisë. Zoti i bekoftë me të mirat e Tij.