Saturday, November 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeKosovëQindra qytetarë nderojnë familjen Jashari, thonë se ndryshuan fatin dhe historinë e...

Qindra qytetarë nderojnë familjen Jashari, thonë se ndryshuan fatin dhe historinë e popullit shqiptar

Qindra qytetarë këtë të premte destinacion e kishin Prekazin, për të nderuar familjen Jashari në 15-vjetorin e pavarësisë së Kosovës. Ata shprehën krenar për familjen Jashari dhe për dëshmorët që dhanë jetën për liri. Megjithatë.

Për të nderuar familjen Jashari, nga Gjermania ka ardhur qytetari Musa Geci. Ai tha se mundohet që çdo përvjetor të vijë në Kosovë.

“Si gjithherë krenar me shtetin e Kosovës. Kam ardhur prej Gjermanisë për ketë 15 vjetor dhe mundohem çdo herë të jem këtu. Ndonjëherë nuk janë mundësitë por festojmë edhe atje”, tha ai.

Halil Kuliqi, tha se për të ardhur deri te kjo ditë është derdhur shumë gjak. Ai tha se nuk është kjo Kosova për të cilën kanë luftuar.

“Pavarësinë e kam pritur më një gëzim shumë të madh, por  me një dhimbje të madhe për shkak se më janë vra shumica në luftë. U vra Hamza, Ademi, Fehmi Lladrovci, Shkelzen Haradinaj, Rasim Kiçina e shumë të tjerë që i kam shokë. Jo, nuk është kjo Kosova për të cilën kemi luftuar, nuk është dashur të i’a bëjnë Kosovës njerëzit e vet kështu. Këtu është derdhë gjak me shekuj për me ardhë deri te kjo ditë”, tha ai.

Ndërsa reperi shqiptar, Cllevio Serbiano, tha se ndjen dhimbje sa herë që vjen në Prekaz. Ai tha për Ekonomia Online se ka ardhur në Prekaz pasi e njeh historinë dhe sakrificën e familjes Jashari, dhe se dëshironte që këtë histori të lavdishme të popullit shqiptar ta prekte nga afër.

“Kosova më duket shumë paqësore, shumë njerëz të mirë dhe po e njoh historinë. Të them që po më pëlqen, nuk është fjala e duhur, por ndiej dhimbje kur po kaloj këtej, mirëpo po ndihem mirë, ndihem i lirë. Më kanë pritur shumë mirë. Unë po e festoj lirinë me Kosovën se edhe unë kam qenë pa liri për arsye të tjera. Dua ta uroj Kosovën për pavarësinë dhe shpresoj të mos ketë më taksirate si këto shtëpi”.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!