Saturday, April 19, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeBotaTurqia lëshon 113 urdhër-arreste për ndërtesat që u shembën nga tërmeti

Turqia lëshon 113 urdhër-arreste për ndërtesat që u shembën nga tërmeti

Zyrtarët në Turqi thonë se 113 urdhër-arreste janë lëshuar në lidhje me ndërtimin e ndërtesave që u shembën nga tërmeti i së hënës.

Policia turke ka marrë tashmë të paktën 12 persona në paraburgim, duke përfshirë kontraktorët e ndërtimit.

Ndërkohë, trazirat në Turqinë jugore kanë ndërprerë përpjekjet e shpëtimit në disa vende.

Numri i personave të konfirmuar se kanë vdekur në Turqi dhe Siri është rritur në më shumë se 28 mijë.

Priten më shumë arrestime – por veprimi po shihet nga shumë njerëz si një përpjekje për të larguar fajin e përgjithshëm për katastrofën, shkruan BBC, përcjell Klankosova.tv

Për vite, ekspertët paralajmëruan se shumë ndërtesa të reja në Turqi ishin të pasigurta për shkak të korrupsionit endemik dhe politikave të qeverisë.

Ato politika lejuan të ashtuquajturat amnisti për kontraktorët të cilët devijuan rregulloret e ndërtimit.

Mijëra ndërtesa u shembën gjatë tërmetit, duke ngritur pikëpyetje nëse ndikimi i fatkeqësisë natyrore u përkeqësua nga dështimet njerëzore.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments