Saturday, April 19, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeKosovëFoshnja e vdekur u fut me çarçafët në lavatriçe në spitalin e...

Foshnja e vdekur u fut me çarçafët në lavatriçe në spitalin e Pejës, flet babai: Mjekët ishin të pakujdesshëm

Një rast i rëndë ka ndodhur së fundmi në spitalin e Pejës ku një foshnje e lindur pa shenja jete dyshohet se është futur me çarçafët në lavatriçe. Denoncimin e kanë bërë familjarët, të cilët kanë kërkuar trupin e pajetë dhe nuk kanë munduar ta merrnin për t’i kryer nderimet e fundit.

Për rrjedhojë, janë pezulluar nga detyra shtatë punonjës të spitalit. Ndërkohë, babai i fëmijës ka folur pas kamerave për Klan Kosova duke thënë se foshnja vdiq si pasojë e neglizhencës së mjekëve.

“Menjëherë një ditë pasi ka ndodhur rasti kanë shkuar tek reparti i Gjinekologjisë, mirëpo stafi ka hezituar t’ua jap foshnjën. Nuk është se kanë pasur ndonjë arsye se pse nuk po e japin foshnjën. Foshnja ka përfunduar në lavatriçe. Krejt mbetjet që i kemi marrë kanë qenë të tmerrshme. Bëhet fjalë për neglizhencë të mjekëve. Lindja e gruas ka qenë e rregullt”, ka thënë ai. /abcnews.al

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments