Një fëmijë 11 vjeçar ka humbur jetën, ndërsa nëna është lënduar rëndë në një aksident trafiku që ka ndodhur mbrëmë në Veles, raporton portali skopjeinfo.mk, përcjellë Telegrafi.
Aksidenti i trafikut ka ndodhur në një vendkalim për këmbësorë në afërsi të shkollës Vasil Glavinov. Sipas informacioneve fillestare drejtuesi i veturës është arratisur nga vendi i aksidentit.
Jozyrtarisht, në vendin e aksidentit janë gjetur targat e automjetit, ndërsa policia është në kërkim të autorit të aksidentit trafiku.
Ende nuk ka një konfirmim zyrtar për ngjarjen nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe më shumë informacione priten gjatë ditës së nesërme, por tashmë në rrjetet sociale flitet për aksidentin: