MPB ka parashtruar kallëzim penal kundër 33-vjeçarit T.K. nga Shkupi, pasi i njëjti është paraqitur rrejshëm si nëpunës policie, përcjell TV21. Nga MPB shtojnë se ai e kishte bërë vetë kartën e identifikimit.
“Më datë 25.05.2022, i raportuari është ndaluar nga punonjësit e policisë për kundërvajtje në komunikacion, teksa drejtonte automjetin e pasagjerëve. Njëkohësisht është paraqitur në mënyrë të rreme si punonjës policie dhe është identifikuar me kartë të rremë të MPB-së, të cilën e ka bërë vetë”, thonë nga MPB./tv21.tv