Thursday, November 28, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniMarin Mema: Partitë politike të bëjnë më shumë për shqiptarizmën (VIDEO)

Marin Mema: Partitë politike të bëjnë më shumë për shqiptarizmën (VIDEO)

Marin Mema, gazetari i mirënjohur hulumtues i cështjeve kombëtare nga Tirana, dje qëndroi për një vizitë në Komunën e Haracinës, me rastin e festave të Nëntorit.

Në intervistën ekskluzive për Open-TV, Mema ka deklaruar se kishte zgjedhur Haraçinën, sepse Haraçina ka një histori shumë të fortë lidhur me çështjen kombëtare.
Ai i falënderon për ftesën organizatoren, gazetaren ambicioze, Emira Selimi, dhe për mikpritjen e ngrohtë.

“Ka qenë një ftesë për këtë organizim, organizim vërtetë shumë i bukur, një organizim me vlerë të jashtëzakonshme, organizim që mbartë brenda fortë dinjitetin shqiptarë. Ajo çka është më e rëndësishme, kam zgjedh Haraçinën, sepse Haraçina ka një histori shumë të fortë lidhur me çështjen kombëtare, ka ditur të rezistojë, sepse siç e thash në fjalimin e mëparshëm, Haraçina nuk dorëzohet kurrë apo jo. Dhe, ne si shqiptarë nuk duhet të dorëzohemi kurrë”, deklaroi Marin Mema, gazetari hulumtues, në intervistën ekskluzive për Open-TV.
Ai i falënderon shqiptarët e Haraçinës për mikpritjen e ngrohtë.

“Patjetër. Dua t’i falëndëroj të gjithë për këtë mikpritje të jashtëzakonshme, për zemrën e madhe, bujarinë që shqiptarëve nuk u ka munguar kurrë”, tha ai.

“Duhet të jemi ne vet që ta krijojmë të ardhmen tonë, ta ndërtojmë të ardhmen tonë, nëse ne nuk e bëjmë këtë gjë, askush tjetër nuk do ta bëj për ne. Është koha që të krijojmë një të ardhme shumë më të fortë, shumë më të sigurtë, ta bëjmë gjithë bashkë, mos të kemi frikë të themi që jemi shqiptarë. Të mbështesim më shumë njëri-tjetrin dhe ti japim udhë një të ardhme shumë më të mirë për shqiptarët në tërësi”, theksoi Mema.

Ai tha se Haraçina meriton emison dokumentar, si çdo pëllëmbë e trojeve shqiptare, por nuk i zbulon projektet.

“Patjetër që e meriton Haraçina, e meriton çdo pjesë, cdo pëllëmbë të trojeve shqiptare që është ngjyruar me gjak dëshmorësh dhe me një histori dhe traditë të jashtëzakonshme. Patjetër që Haraçina është një zonë që mbartë një histori me vlerë të madhe por unë asnjëherë nuk kam dëshirë ti tregoj projektet para se ti realizojë”, bëri me dije ai.

Mema ka një mesazh për politikanët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut.

“Të bëjnë më shumë për shqiptarët, të bëjmë më shumë për shqiptarizmën, të mbështesin më shumë e më fortë shqiptarët. Shqiptarët kanë nevojë të ecin të fortë, të bashkuar, drejtë së ardhmes. Të mos kemi frikë, ti mbështesim shqiptarët, të bashkëpunojmë më shumë me njëri-tjetrin, ti japim udhë të ardhmes të gjithë bashkë dhe politika do të jetë në funksion të qytetarëve dhe jo qytetarët në funksion të politikës.

Është e rëndësishme që politika të ndihmojë, të mbështesë më shumë shqiptarët, jo vetëm me fjalë, sepse me fjalë e dimë ka shumë, por me vepra”, përfundoi në intervistën ekskluzive për Open-TV Marin Mema, gazetar nga Tirana./Open-TV/

 

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!