Wednesday, November 27, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeRajoniZoti i falë të gjitha mëkatet, përveç asaj që është dhunë dhe...

Zoti i falë të gjitha mëkatet, përveç asaj që është dhunë dhe padrejtësi ndaj të tjerëve

Ekzistojnë shumë lloje të persekutimit e të dhunës, kurse më të përhapura ndër to janë: dhuna fizike, psikike dhe seksuale.

Sa i përket dhunës fizike, fatkeqësisht është më e përhapur në shoqërinë dhe mentalitetin tonë.

Si shoqëri muslimane do të duhej të kishim shembull Pejgamberin tonë. Nuk është transmetuar në asnjë rast që ai, paqja e Zotit qoftë mbi të, të ketë rrahur ndonjëren nga gratë, fëmijët, apo ndonjë njeri tjetër në përgjithësi.

Dhuna psikike është përdorimi i kërcënimit, qortimit, frikësimit, sanksionimit etj.

Dhuna psikike është persekutimi më i shpeshtë që paraqitet sot nëpër familjet tona, që nga babai, e deri te fëmijët e vegjël.

Dhuna seksuale është e pranishme edhe në vendin tonë, siç është në gjithë botën, por e raportuar dhe e njohur më pak te ne. Fatkeqësisht, ka pak ligjërime, legjislacione, raportime, si dhe institucione që merren eksluzivisht me këtë çështje.

Nëse përjetoni çfarëdo dhune në familje, apo kudo qoftë, kërkoni ndihmë nga personat kompetentë, dhe gjithmonë raportoni tek organet kompetente.

Kujdesuni që të mos përfshiheni në asnjë lloj dhune ndaj të tjerëve, e sidomos ndaj fëmijëve, që kështu të shkëputet zinxhiri i trashiguar i dhunës.

Keni kujdes, dhe të jeni të bindur, se Zoti mund t’i falë të gjitha mëkatet, përveç asajë që është dhunë dhe padrejtësi ndaj të tjerëve.

Nga: Halil Avdulli

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!