Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniRadev: Rruga e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së kalon përmes respektimit të...

Radev: Rruga e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së kalon përmes respektimit të bullgarëve

Sulmi ndaj klubit në Ohër është një akt absolutisht i papranueshëm, thotë presidenti bullgar Rumen Radev.

Ai e konsideron atë një akt agresioni, të cilin, sipas tij, po e bën në Maqedoninë e Veriut kundër Bullgarisë dhe kundër bullgarëve me dekada, njofton korrespondenti i AIM-s nga Sofja.

Radev thotë se udhëheqja shtetërore e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe shoqëria duhet të kuptojnë se rruga drejt BE-së kalon përmes njohjes dhe respektimit të të drejtave të bullgarëve të Maqedonisë, të trashëgimisë kulturore dhe historike bullgare.

Presidenti bullgar Rumen Radev thotë se ka pasur presion të madh ndaj Bullgarisë për të lejuar pa kushte Republikën e Maqedonisë së Veriut të fillojë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE).

Ai shtoi se dy herë vendosi veto dhe e ngriti çështjen para aleatëve dhe partnerëve të Bullgarisë në Bashkimin Evropian për të drejtat e bullgarëve në RMV.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!