Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniAmbasadorja amerikane: Korrupsioni është kancer që largon të rinjtë nga Maqedonia e...

Ambasadorja amerikane: Korrupsioni është kancer që largon të rinjtë nga Maqedonia e Veriut

Në shënimin e 20-vjetorit të themelimit të Komisionit Antikorrupsion, Ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Aggeler bëri thirrje për përgjegjësi dhe të identifikohen aktorët e korruptuar. Ajo ka bërë me dije se lufta kundër korrupsionit do të jetë prioritet për Ambasadën e SHBA-së.

“Lexojmë për tenderë profitabil që shkojnë për firma me lidhje politike ose personale. Për këtë shkak, të obligohemi tani – opinioni, politikanët, zyrtarët e qeverisë – ta identifikojmë dhe të kërkojmë përgjegjësi për korrupsionin dhe të kërkojmë përgjegjësi për aktorët e korruptuar. Mosndëshkimi duhet të përfundojë”, tha ambasadorja Aggeler.

Ambasadorja amerikane ua rikujtoi krerëve të vendit se miqësia nuk është vetëm marrëveshje dhe t`u thoni miqve atë që dëshiron ta dëgjojë, por duhet edhe sinqeriteti kur është e nevojshme, pasi sipas saj, korrupsioni bllokon vendin nga sukseset ekonomike, sociale, arsimore dhe strukturore, por edhe cënon të rinjtë e këtij vendi.
Në këtë kontekst ajo përmendi një fakt shqetësues.

“Një anketë e paradokohshme tregoi se korrupsioni është arsyeja kryesore përse të rinjtë largohen nga Maqedonia e Veriut – mesazhe që i kam dëgjuar në bisedat që i kam pasur pasi u ktheva këtu para 9 ditëve. Të rinjve këtu u duhet dhe meritojnë një vend ku suksesi bazohet në talentin dhe punën e mundimshme, e jo në politikën dhe cilin e njihni”, tha ambasadorja Aggeler.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!