Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniKryeministri Kovaçevski: Presim që të ulen çmimet e bukës, qumështit dhe miellit...

Kryeministri Kovaçevski: Presim që të ulen çmimet e bukës, qumështit dhe miellit deri në 10 për qind

Me masat e fundit për të siguruar energji elektrike të lirë, presim që të ulen çmimet e bukës, qumështit, miellit dhe produkteve të tjera ushqimore bazë deri në 10 për qind dhe të mbrojmë standardin e qytetarëve, tha sot kryeministri Dimitar Kovaçevski.

“Kjo mbështetje vjen sepse BE-ja e pranoi se ne jemi një qeveri e përgjegjshme që menaxhon me përgjegjësi buxhetin. Pikërisht me këtë qasje ne mundëm arritëm të kthejmë paratë qytetarëve kur ishte më e nevojshme dhe të siguronim dy herë masa antikrizë për mbrojtjen e kategorive më të rrezikuara të qytetarëve dhe mbrojtjen e kompanive në vlerë 760 milionë euro. Mu për këtë ne mundëm të siguronim likuiditet për kompanitë me çka mbrojtëm vendet e punës dhe në kontinuitet të sigurohet 80 për qind rrymë e subvencionuar si dhe energji elektrike e lirë që të ketë funksionim të papenguar të funksioneve jetike të shtetit”, theksoi kryeministri.

Me një sjellje të tillë të përgjegjshme, shtoi Kovaçevski, në periudhën e kaluar është siguruar edhe rritje e pagës minimale në 18 mijë denarë, rritje pensionesh, pagave në arsim, polici, shëndetësi…

“Me këtë qasje të përgjegjshme, por edhe vizion për të ardhmen, ne i afrohemi edhe transformimit energjetik që na nevojitet aq shumë në këtë kohë të mungesës së energjensave. BE-ja ofron mbështetjen e saj edhe këtu dhe do të jetë partner i besueshëm duke siguruar mundësi për zhvillim të projekteve në sektorin energjetik. Unë shpeshherë flas për projektet e mëdha strategjike energjetike që për momentin janë duke u negociuar në Qeveri me partnerë strategjikë nga jashtë dhe një nga më të mëdhenjtë në mesin e tyre vjen pikërisht nga Franca – AKUO e cila është e interesuar për ndërtimin e një centrali të madh fotovoltaik prej 400 megavat në rajonin e Shtipit”, nënvizoi kryeministri.

Ai edhe një herë theksoi se e ardhmja është në të ashtuquajturën energji e gjelbër dhe sigurimin e pavarësisë energjetike.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!