Saturday, April 19, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniDPHM: Prej mbrëmjes së nesërme priten reshje shiu

DPHM: Prej mbrëmjes së nesërme priten reshje shiu

Reshje të herëpashershme të shiut do të ketë nesër nga fundi i ditës dhe të enjten. Temperaturat e mëngjesit nesër do të lëvizin nga 1 deri në 7 gradë, ndërsa të ditës nga 9 deri në 17 gradë Celsius.

Në Shkup temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në 5 gradë, ndërsa ajo e ditës deri në 13 gradë, njofton Drejtoria për punë hidrometeorologjike.

“Të premten do të ketë stabilizim të përkohshëm të motit. Të shtunën mbrëma dhe të dielën priten reshje të dendura shiu nën ndikimin e valës së re të lagësht. Ndërsa në ditët në vijim do të ketë mjegull dhe vranësira të vogla nëpër disa lugina”, njofton DPHM.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments