Njësia për Punë të Brendshme Strugë ka ngritur padi penale kundër Z.M.(17) dhe N.A.(22), të dy nga Struga, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e tre veprave penale “vjedhje e rëndë” dhe një vepër penale “vjedhje”. Ata, në periudhën nga data 1 deri më 11 nëntor 2022, me përdorimin e forcës fizike dhe mjeteve të përshtatshme, kanë hyrë me dhunë në objekte afariste në zonën e Strugës dhe në mënyrë të paligjshme kanë marrë më shumë sende. Në atë mënyrë, të denoncuarit kanë përfituar dobi pasurore jashtligjore prej rreth 180.000 denarë. SPB Ohër , Zëdhënëse Merlina Islami