Tuesday, April 22, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniLëvizja BESA: BE-ja opcion i vetëm për shtetin, “20%” të zëvendësohet me...

Lëvizja BESA: BE-ja opcion i vetëm për shtetin, “20%” të zëvendësohet me gjuhën shqipe

Lëvizja BESA sonte në qytetin e Strugës ka mbajtur mbledhjen e rregullt të Kryesisë Qendrore ku është debatuar për proceset e rëndësishme politike në Maqedoninë e Veriut. Në mbledhje fillimisht u diskutua për aktualitetin politik dhe për ndryshimet e paralajmëruara kushtetuese.
Kryesia Qendrore edhe njëherë rikonfirmoj qëndrimin e Lëvizjes BESA se kushtetuta duhet ndryshuar dhe duhet larguar termi nënçmues “20%” dhe të zëvendësohet me Gjuhën Shqipe.

Pikë tjetër e diskutimit ishte edhe procesi euro-integrues i vendit, ku Lëvizja BESA angazhohet maksimalisht që procesi integrues të zhbllokohet dhe të përshpejtohet anëtarësimi, sepse Maqedonia e Veriut nuk ka alternativë tjetër përveç anëtarësimit në familjen e madhe evropiane dhe përqafimin e vlerave të saj, me theks të veçantë në reformat në gjyqësor dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments