Benzina EUROSUPER BS-98 nga sonte në mesnatë do të rritet për dy denarë dhe një litër do të kushtojë 90 denarë. Nuk ndryshohen çmimet me pakicë të EUROSUPER BS-95, si dhe të EURODIESEL (D-E V), vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) dhe Mazutit M-1 NS, ka vendosur sot Komisioni Rregullator për Energjetikë dhe Shërbimet e Ujit.
Një litër EUROSUPER BS – 98 do të vazhdojë të kushtojë 92,5 denarë, 100 denarë për EURODIESEL BS (D-E V), dhe 97 denarë për Ekstra i lehtë 1 (EL-1).
KRRE ka vendosur të rrisë çmimet me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0.44 për qind krahasuar me vendimin e djeshëm.
“Çmimet e referencës së derivateve të naftës në tregun botëror në krahasim me llogaritjen e mëparshme tregojnë rritje mesatare: për benzinën me 1,317 për qind, për naftën një rënie prej 0,078 për qind, për vajin ekstra të lehtë me rritje prej 0,110 për qind dhe për mazutin rritje prej 0.802 për qind. Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar pas së cilës janë përcaktuar çmimet me llogaritjen e mëparshme është më i ulët për 0,444 për qind”, informon KRRE.