Saturday, November 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniPërsëri çmime të reja të derivateve të naftës

Përsëri çmime të reja të derivateve të naftës

K omisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi vendim, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 0,44% në raport me vendimin e datës 17.10.2022.
Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme shënojnë ulje mesatarisht: te benzina për 1,499%, te nafta 0,331%, te vaji ekstra i lehtë për 0,005% dhe te mazuti ka ulje për 2,826%.
Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilit janë formuar çmimet në përllogaritjen e mëparshme, është në rritje për 0,077%.
Çmimet e shitjes me pakicë të ЕUROSUPER BS-95 dhe ЕUROSUPER BS-98 si dhe EURODIZELIT (D-E V) dhe EKSTRA I LEHTË (EL-1) nuk ndryshojn.
Çmimi i shitjes me pakicë i MAZUTIT M-1 SU ka ulje për 1,115 denarë/kilogram, dhe tani do të arinë në 49,919 denarë/kilogram
Nga data 20.10.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 – 89,00 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 – 91,50 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) – 103,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) – 98,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU – 49,919 (denarë/kilogram)
Theksojmë se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës nga ora 00:01 e datës 20.10.2022. Tregtarët me shumicë dhe pakicë me derivate të naftës dhe lëndë djegëse për transport, mund t’i formulojnë çmimet e derivateve të ndryshme të naftës dhe lëndëve djegëse për transport edhe më të ulëta se çmimet më të larta që janë përcaktuar.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!