Thursday, November 21, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeOpinionVait Ajro: Grupi i zjarrit me barut të thatë!

Vait Ajro: Grupi i zjarrit me barut të thatë!

Grupi i zjarrit me barut të thatë!

Opinioni publik ka kohë që lexon, dëgjon dhe komenton për “Grupin e zjarrit”, sigurisht që mendja ta do se, kemi të bëjmë me aktivitete politike dhe jo luftarake, prandaj jo rrallë është marrë me seriozitet se diçka po zien brenda një partie politike! Me hamendje do të besojmë se ngjarjet që ndodhin shpesh edhe përsëriten. Në këtë rast pakënaqësitë janë shtuar brenda partisë më të madhe politike, partisë me pushtet lokal në shumicë dhe atë qendror, pra partia Bashkimi Demokratik për Integrim, sërish në skenë me shkundje nga brenda dhe lëkundje nga jashtë, ka marrë vëmëndjen e opinionit publik në media dhe në rrjete sociale.

Shkaqet që sollën këto pakënaqësi janë të shumta, madje aq sa nuk janë të durueshme dhe janë të mërzitëshme dhe irituese do të thoshin nga njëra palë, kurse pala e sulmuar ka qëndruar një kohë të gjatë në heshtje. Grupi i zjarrit, doli në skenë me një letër të hapur drejtuar Liderit të BDI-së z-tit Ali Ahmeti, në të cilën shkruhet qartë dhe direkt emri dhe mbiemri i shkaktarit të pakënaqësive politike brendapartiake dhe jo më gjerë, mirpo në asnjë rast nuk u sulmua dhe nuk u degradua figura e Liderit.

Kërkesat janë të njohura më, dihet dhe përcaktohet shkaktari i parë dhe ai është zëvendës kryeministri i parë. Pra kemi të bëjmë me veprimet politike dhe aktivitetet partiake të një funksionari të lartë që mbetet në detyrë dhe funksion politik në parti pa mndat dhe pa zgjedhje brendapartiake! Kaq thjesht qënka puna! Edhe një pjesë e opinionit të ngusht publik dhe atij politik i marrin me rezerva dhe kujdesen me deklaratat për mos ta zbuluar lakuriq të vërtetën e tyre, që opinioni i gjerë publik e ka zbuluar kohë më parë. Por kush na qënka vallë ky opinion i gjerë publik?! Sigurisht që këtu bëhet fjalë për ata që kanë ndjesi dhe kujdesi për atë që ndodhë, dëgjojnë dhe lexojnë nga secili politikan që japin deklarata para mediave dhe statuseve të tyre në rrjetet sociale. Kështu ndodhi me të akuzuarin në këtë rast z-ti Artan Grubi, i cili “pa parë lumin nxorri brekët” dhe gaboi(pa dashje) kur tha se “Ali Ahmetit nuk i duhet populli, por popullit i duhet Ali Ahmetit”. Dhe si pasojë e kësaj deklarate shpërtheu gazi i botës… gjithandej duke irituar grupin e zjarrit që të intesifikojë kërkesat me takime të drejtpërdrejta me Liderin e partisë. Gjatë negociatave intetzive u pranua një e vërtetë e hidhur, që BDI funksionon jashtë statutit partiak dhe në kundërshtim me të, sepse nuk janë zgjedhur organet drejtuese që nga konstituimi i Këshillit të përgjithshëm i cili ka dalë nga Kongresi i fundit partiak. Kështu që u vendosën që të organizohet mbledhje me të zgjedhurit nga Kongresi për të zgjedhur organet drejtuese të partisë.

E ardhmja e afërt do na pasqyrojë rezultatin e kësaj beteje brendapartiake, do të varet nga shumica dërmuese e anëtarëve të Këshillit të përgjithshëm se sa do të kuptojnë realitetin dhe sa do të duan të mbeten në agoni! Por një gjë është e qartë se Grupi i zjarrit e ka barutin e thatë!

Vait Ajro: Anëtar i KP të BDI-së

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!