Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniTë punësuarit në çerdhe do të marrin nga 15% rroga më të...

Të punësuarit në çerdhe do të marrin nga 15% rroga më të larta

Nënshkruhet Marrëveshja e re kolektive mes Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale dhe Sindikatës së pavarur të arsimit, shkencës dhe kulturës. Ministrja, Jovanka Trençevska dhe kreu i SASHK-ut, Jakim Nedellkov gjatë ditës së sotshme konkretizuan marrëveshjen për rritjen e pagave për të punësuarit në çerdhe, për 15 për qind, e cila shoqërohet me rritje të vazhdueshme me çdo rritjes të pagës minimale.

“Rritja e rrogave për ofruesit e shërbimeve në institucionet publike për fëmijë për 15 për qind dhe rritja e tyre e vazhdueshme me çdo rritje të rrogës minimale është një nga risitë më aktuale në marrëveshjen e re kolektive” thonë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale

Nga ministria bëjnë të ditur se është tejkaluar edhe problemi me orarin e punës së edukatorëve dhe përkdhelëseve për realizimin e aktiviteteve të tjera programe në kushte të tjera hapësinore në institucion apo jashtë tij.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale

“Sigurohet regres për pushim vjetor, katër orë mungesë e paguar nga puna gjatë një muaji për kryerje të nevojave urgjente, personale dhe të pashtyeshme, rriten të drejtat për ditë të lira të paguara gjatë vitit kalendarik, vendosen shpërblime jubilare për punë në kopshte”, thuhet në njoftimin e ministrisë. /SHENJA/

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!