Saturday, April 19, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniPendarovski: Nëse nuk do të ketë ngrohje për shkupjanët, nuk do të...

Pendarovski: Nëse nuk do të ketë ngrohje për shkupjanët, nuk do të ketë as në presidencë

“Qeveria është e vendosur që sezoni i ngrohjes të fillojë më 15 tetor dhe Shkupi nuk do të mbetet pa ngrohje. Le të jetë test nëse Qeveria me të gjitha masat e paralajmëruara për zbutjen e efekteve të krizës do ta kalojë atë test”.

Këtë e deklaroi mbrëmë kryetari i shtetit Stevo Pendarovski, i cili foli në lidhje me krizën energjetike dhe atë termike në RMV. Ai theksoi se kjo krizë do të jetë test për Qeverinë për premtimet e tyre para qytetarëve.

“Me sa di unë, rreth 60.000 shkupjan janë ngrohur me ngrohje termike dhe edhe nëse dështojnë këtu, do të shihet se në një pjesë nuk po e realizojnë atë që u kanë premtuar qytetarëve”, tha Pendarovski për “TV Telma”.

I pyetur nëse vila “Vodno” do të ngrohet me ngrohje nga 15 tetori, Pendarovski tha se nëse do të ketë ngrohje për të gjithë qytetarët e tjerë në Shkup, atëherë edhe vila “Vodno” do të ngrohet në të njëjtën mënyrë.

“Nëse nuk është në dispozicion për pjesën tjetër të Shkupit, do ta mbyllim ngrohjen. Ne nuk do të kemi asnjë privilegj në atë kuptim, ju garantoj”, tha Pendarovski.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments