Saturday, November 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiKëshilltarët e Aleancës së Strugës: Në Komunën e Strugës përveç 202 të...

Këshilltarët e Aleancës së Strugës: Në Komunën e Strugës përveç 202 të punësuarëve me vendim të përhershëm, nuk ka asnjë të punësuar me kontratë në vepër

Grupi i Këshilltarëve të ASH – në Strugë, pas marrjes të përgjigjes ndaj kërkesës së parashtruar për qasje në informacion me karakter publik, në lidhje me numrin e të punësuarve me vendim të përhershëm dhe me kontratë në vepër në Administratën e Komunës së Strugës, bën denoncimin e rradhës gjegjësisht manipulimin e radhës nga Komuna e Strugës që është duke u bërë me paratë publike të qytetarëve.

Denoncimi ka të bëjë me manipulimin e faktit se sipas përgjigjes nga Komuna e Strugës përveq 202 të punësuarve me Vendim të përhershëm, nuk kanë të asnjë të punësuar me kontratë në vepër.

Kurse sipas raportit apo llogarisë përfundimtare të Komunës së Strugës dhe transaksionet për punësime të përkohshme në vitin 2021, janë shpenzuar 3.703.733.00 den ose 60.500.00 Euro kurse për gjysmën e parë të vitit 2022, kanë shpenzuar 2.748.400.00 den ose 44.850.00 Euro.

Keqpërdorimet janë me ato përmasa të cilat edhe pse harxhohen shuma të këtilla, Komuna dhe qytetarët e Strugës nuk kanë parë asnje benefit deri më sot nga këto harxhime, biles mund të llogariten edhe si keqpërdorime pasi që një pjesë e mirë e të punësuarve nuk janë nga Struga ose të punësuarit fare nuk shkojnë në punë, perveç atyre pak punëtorve që shkojnë në punë dhe në vend të merren me nevojat dhe problemet e qytetarëve, të punësuarit merren me punët e tyre private në kurriz të qytetarëve.

Disa nga të punësuarit në administratën komunale potencojnë faktin se situata e këtillë është e kahmotshme dhe po keqësohet dita ditës.

#QYTETARËT KËRKOJNË NDRYSHIME
#QYTETARËT KËRKOJNË SERIOZITET
#QYTETARËT KËRKOJNË RESPEKT
Këshilltarët e Aleancës së Strugës

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!