Friday, November 22, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniNikollovski: Vendi nuk do të përballet me mungesë të produkteve bazë

Nikollovski: Vendi nuk do të përballet me mungesë të produkteve bazë

Mielli, vaji dhe qumështi nuk do t’i mungojë asnjë qytetari të vendit pavarësisht krizës dhe rritjes së çmimeve të përditshme. Këtë e siguroi ministri i Bujqësisë, Lupço Nikollovski i cili tha se çdo mungesë në ushqim do të sigurohet nga shtetet nënshkruese të marrëveshjes për tregtinë pa kufizime të ushqimeve në kuadër të Ballkanit të Hapur, respektivisht Shqipërisë, Maqedonisë dhe Serbisë.

“Tre vendet japin garancion për ushqim të sigurt prandaj qytetarët e Maqedonisë së Veriut nuk duhet të shqetësohen për ushqim, produktet bazë si: vezë, qumësht, vaj për gatim, miell dhe kulturat strategjike vërtet do ti kemi. Po rrisim prodhimin vendor dhe përmes të gjitha instrumenteve tjera kemi siguruar mjaftueshëm për një kohë të këtillë të vështirë që ka të bëj me krizën energjetike dhe çdo lloj tjetër të krizës”, tha Lupço Nikollovski, ministër i Bujqësisë.

Pavarësisht këtyre premtimeve, qytetarët shprehen të revoltuar për rritjen e vazhdueshme të çmimeve të ushqimit, posaçërisht qumështit dhe bukës.

“Qumështi çdo ditë ka rritje. Nuk është normale por rritet, nuk na pyesin ne”, tha një qytetar.

“Kur kemi para blejmë, kur s’kemi s’ka. Do rrish edhe pa qumësht, mundesh. Me të vërtet dikush nuk ka as rrogë e nuk I del në qosh muajit, nuk nap yet askush”, u shpreh një qytetar.

“Çmimi për askund, mbi 60, shtrenjtim i madh”, tha një qytetare.

“Shtrenjtë, si nuk është shtrenjtë, bëjmë jogurt. Më mirë të bëjmë jogurt se kështu”, deklaroi një tjetër qytetar.

“Është I lartë, bënë pjesë në ushqimin bazë. Ata që kanë fëmijë nuk munden pa qumësht, po edhe ne më të moshuarit. A blini për çdo ditë? Çdo të dytën ditë”, shtoi një qytetare.

Ditëve të fundit çmimi i qumështit për një litër është afër 90 denarë./Alsat/

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!