Friday, November 22, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniSpasovski: Nga ky muaj kemi rritje pagash prej 5% në Polici

Spasovski: Nga ky muaj kemi rritje pagash prej 5% në Polici

Ministri Oliver Spasovski në prani të kryetarit të Sindikatës së Policisë së Maqedonisë, Marjan Kicev, përfaqësuesve të Sindikatës dhe Ministrisë dhe mysafirëve nga jashtë, hapi lojërat jubilare sindikaliste të 20-ta me radhë të Sindikatës së Policisë. Spasovski gjatë fjalimit të tij theksoi se ruajtja e frymës sportive, konkurrencës së ndershme, njohjes dhe miqësisë, janë vlera të rëndësishme, sidomos kur bëhet fjalë për një profesion siç është policia, profesion e cila bart përgjegjësi të madhe. Ministri foli edhe për faktin se ministria dhe sindikata kultivojnë partneritet dhe bashkëpunim në nivel strategjik nën moton: Polici e pajisur – qytetarë të kënaqur, dhe theksoi disa nga investimet, reformat dhe përmirësimet e bëra gjatë kësaj periudhe.

“Rezultatet janë të dukshme në të gjitha 76 objektet e rikonstruktuara të MPB-së në të gjithë vendin, brenda të cilave zbatuam edhe masa për efikasitet energjetik. Përveç kësaj, investuam mbi 10 milionë euro në uniforma të reja për çdo njësi organizative dhe gjithmonë në dialog me të punësuarit iu përgjigjemi nevojave të tyre. Bonus pagat jepen rregullisht, rrogat e të punësuarve janë rritur për trefish, në vitin 2018, 2019 dhe në vitin 2022. Duke filluar nga ky muaj kemi rritje pagash prej 5% për të gjithë të punësuarit. Arritëm me sukses synimin tonë – sot të kemi kolegë të motivuar, të kënaqur dhe krenarë që janë pjesë e një institucioni siç është Ministria e Punëve të Brendshme”, tha Oliver Spasovski, ministër i Punëve të Brendshme.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!