Saturday, November 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniZbulohet skema e mashtrimit me vetura luksoze në Maqedoni

Zbulohet skema e mashtrimit me vetura luksoze në Maqedoni

Prokuroria Publike ka ngritur aktakuzë kundër dy personave për mashtrim, falsifikim, ndërsa te njëri prej tyre edhe për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Bëhet fjalë për një skemë mashtrimi me vetura, respektivisht të akuzuarit merrnin vetura me qira në Serbi përmes identifikimit personal të rrejshëm, të njëjtat i kalonin përmes Kosovës, në Maqedoninë e Veriut, pastaj në Bullgari, ndërsa më pas ktheheshin në Shkup, ku pa dokumentacion të plotë regjistroheshin me targa të Maqedonisë së Veriut. Prokuroria njofton se për rastin po kërkohet edhe një person, deri tani i panjohur për Prokurorinë.

“Më datë 16.06.2021, i pandehuri i parë, duke përdorur letërnjoftim të rremë dhe letërnjoftim në emër të dikujt tjetër, ka lidhur kontratë qiraje për veturën Mercedes Benz S300 Bluetec Hybrid me kompaninë e veturave me qira nga Beogradi, Republika e Serbisë. Ai ka deklaruar rrejshëm se kishte ndërmend ta kthente veturën brenda një muaji, megjithëse nuk kishte atë qëllim, por ta merrte dhe të përfitonte duke u pasuruar në mënyrë të paligjshëm me vlerë të konsiderueshme. Veturën me qira, nëpërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, më datë 21.06 e ka dërguar në vend të panjohur në Republikën e Bullgarisë”, thonë mes tjerash nga Prokuroria.

E njëjta veturë sipas Prokurorisë më pas është kthyer në Shkup me numër të ndryshuar të identifikimit.

Zbulohet skema e mashtrimit me vetura luksoze në Maqedoni! Prokuroria me aktakuzë ndaj dy personave

“Më 10 korrik 2021, mjeti me numër identifikimi të ndryshuar është shfaqur sërish në vend kur dokumentet për regjistrimin e tij janë dorëzuar nëpërmjet një stacioni të kontrollit teknik. I pandehuri i dytë në cilësinë e zyrtarit për punë administrative në Sektorin për Çështje Administrative në MPB- Shkup, i motivuar me dashje nga një person i cili deri më tani nuk është në dispozicion të organeve të rendit, ka mundësuar regjistrimin e mjetit mbi bazën e dokumentacionit të paplotë dhe të rremë. Ai ka prodhuar menjëherë lejen e qarkullimit dhe ka lëshuar targa për automjetin pa kontrolluar origjinën dhe pronësinë, vërtetësinë e dokumenteve doganore të importit dhe të dhënat e kontrollit të veturës, si dhe pa kërkuar dhe konfirmuar nga sistemi i Interpolit nëse mjeti ishte objekt kërkimi. Me këtë, i akuzuari i ka siguruar të akuzuarit të parë fitimin e kundërligjshëm të pasurisë në vlerë të llogaritur prej 49.850 eurove”, thonë nga Prokuroria.

Sipas Prokurorisë, të akuzuarit në këtë mënyrë në periudhën prej gushtit të vitit 2020, deri në qershor të vitit 2021 kanë marrë edhe 6 vetura tjera në vlerë të 218.368 eurove.

“Në këtë mënyrë personi i tretë u mundësoi dy të tjerëve që në mënyrë të paligjshme të bëhen pronarë të Fiat 500 Abarth, Renault Megane 1.6 GT, BMW X5 XDrive30D, Mercedes Benz GLE 350D 4Matic, Toyota RAV4 dhe Porsche Cayenne Diesel”, thonë nga Prokuroria.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!