Saturday, April 19, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniShpenzimet e Qeverisë së Maqedonisë do të bëhen publike

Shpenzimet e Qeverisë së Maqedonisë do të bëhen publike

Shpenzimet e Qeverisë së Maqedonisë do të bëhen publike.

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit përshëndeti masën e Entit Shtetëror të Auditimit për të shpallur auditimin e shpenzimeve dhe aktiviteteve të Qeverisë për herë të parë në 13 vjet.

“Në drejtim të forcimit të integritetit të institucioneve dhe rritjes së transparencës së tyre, fakti që Enti Shtetëror i Auditimit në Programin Vjetor të Punës për vitin 2022, pas 13 vitesh, po planifikon një auditim të rregullsisë së raporteve financiare të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut është vendim i kënaqshëm. Lufta kundër korrupsionit dhe konfliktit të interesave është e mundur vetëm përmes bashkëpunimit të përbashkët të të gjitha institucioneve. Nga ana tjetër, auditimi i funksionimit të të gjitha institucioneve vetëm sa do të rrisë transparencën dhe integritetin e tyre në shoqëri. Komisioni për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesit do të vazhdojë të intensifikojë bashkëpunimin me të gjitha institucionet relevante, sepse vetëm me përpjekje të përbashkëta mund të presim rezultate më të mëdha”, thanë nga Anti-korrupsioni.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments