Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeKosovëHalil Geci ‘zbulon’ skenarin: Tradhtarët e adheut të mbështetur nga Rusia, po...

Halil Geci ‘zbulon’ skenarin: Tradhtarët e adheut të mbështetur nga Rusia, po duan ta rrëzojnë Qeverinë Kurti

Veprimtari i LDK-së, Halil Geci thotë se, kooordinimi i tradhtarëve të atdheut, i sindikatës të arsimit të shtyer nga opozita të njëjten ditë me listën e Beogradit, me brigadën e Vuçiqit, dhe me ushtrinë serbe, e të armatosur deri në dhëmbë e mbështetur nga Rusia, së bashku e kërcënuan Kosovën.

Geci thotë se ky bashkëpunim i tyre nuk do koment.

Ai thotë se, kjo situatë do prokurorë e gjykatës trima, por edhe Avni Rrustema që i burgos tradhtarët e brendshëm të Kosovës martire.

“E sa për sigurinë e jashtme, na duhet organizim institucional që ta shpëtojmë Kosovën nga hordhitë serbo-ruse dhe tradhtarët e brendshëm. Aq më keq me habiti një zuzar i LDK-së që fliste me gjuhen e urrejtes për institucionet, duke u drejtuar ashtu si kanë ardhur po ikin, sikur ky po gëzohet që së bashku me Serbinë e Rusinë po i rrëzojmë institucionet, në vend se të bashkohemi e ta shpëtojmë atdheun nga ky rrezik”, thotë Geci për gazetën “Bota sot”.

Ai thekson se, tradhtit e PDK-së dhe LDK-së nuk i miraton Albini dhe Vjosa.

“Duke e ditur mirë ndërkombëtarët se Albini dhe Vjosa pa ia hekur kokën nuk e tradhtojnë atdheun dhe as nuk i miratojnë tradhtitë e nënshkruara dhe të ratifikura në parlament nga LDK-PDK dhe liderët e tyre Hashimi dhe Isa si dhe mbështetësit e tyre defatoret dhe tupangjit që e quajshin Isa Mustafën në plolitikë si Leo Messin në futboll, ato tradhti të tradhtarëve me emra nuk ia miraton Albini dhe Vjosa për së gjalli. Prandaj edhe ka filluar koordinimi i Beogradit me opozitën, së bashku me sindikatën e arsimit dhe sindikatat tjera, analistë e banalistë me portale të shitura e të koordinuara, me tupana, e defatore, po tentojnë ta realizojnë atë që thonin opozitarët e Prishtinës në bashkëveprim me Beogradin dhe listën serbe, si dhe brigadën e Vuçiqit në veri…!”, shton ai.

Geci pohon se, siç duket llogaria e zgjedhjeve të reja se do të ndodhin nga fundi i vitit, mund edhe të ndodhin nëse Beogradi ia ka bërë llogarinë, por opzitës i thotë harrone se Albini dhe Kosova në opozitë nuk do e lejojnë Zajednicen që e kanë nënshkruar.

“Rrini të qetë o tradhtarë se Albini nuk e tradhton interesin e atdheut, ashtu siç e keni tradhtuar ju, edhe nëse mbështetet për muri ai do qendrojë i pathyshëm, edhe nëse ju filloni me greva ashtu siç keni filluar në koordinim me Beigradin, për ta rrëzuar qeverinë Kurti 2, ka me ardhur qeveria Kurti 3, që ka me ua hup hymtyrylymin edhe për 20 vjet tjera. Rrëzimi i Kurtit i bie se Beogradi po kthehet në pushtet, për ta vazhduar tradhtinë aty ku u ka mbetur dhe për ta realizuar tradhtinë e nënshkruar dy herë, dhe e ratifikuar në parlament me votat e parlamentarëve tradhtarë të të dya partive LDK -PDK dhe mbështetësit e tyre. Por kjo nuk kalon sa të është ky popull gjallë së bashku me Vjosën dhe Albinin”, përfundon Halil Geci.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!