UEFA ka hapur një hetim kundër 20 klubeve për shkelje të “Fair Play”-it financiar për sezonin 2020/21. 10 prej klubeve presin sanksione, ndërsa në mesin e tyre janë: Barcelona, PSG, Juventus, Roma, Marseille e Inter. Sanksionet për skuadra si Paris Saint-Germain dhe Marseille mund të kenë natyrë ekonomike, ndërsa disa klube pritet të vuajnë dënime më të rënda. Konkretisht, tashmë Barcelona po përballet me eliminimin nga Kupat e Evropës. Duhet theksuar se ky është sezoni i fundit në të cilin zbatohen rregullat aktuale të “Fair Play”-it financiar. Nga viti 2023, UEFA do të prezantojë masa më radikale për shpenzimet në përqindje të kufizuar për pagat e lojtarëve, transferimet dhe komisionet menaxheriale.