Më 20 dhe 21 gusht 2022, në periudhën prej orës 23:00 deri në ora 05:00, është kryer aksion kontrolli i trafikut në zonën e SPB-Ohër, informon Struga Ekspres.
Nga ana e zyrtarëve policorë janë gjobitur 12 drejtues të mjeteve motorike, të cilët kanë drejtuar makinën nën ndikimin e alkoolit (Ohër 1, Strugë 4 dhe Kërçovë 7). Menjëherë ata janë përjashtuar nga qarkullimi, u janë marrë lejat e makinave dhe u janë dorëzuar urdhërpagesat, njofton MPB.(Struga Ekspres)