Duke folur për rezultatet e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për këshillin komunal në Tetovë, kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti tha se këto zgjedhje erdhën si shkak i papjekurisë dhe mungesës së eksperiencës së udhëheqësve aktual.
Sipas tij, këto ishin zgjedhjet të cilat nuk zgjuan interes për shumicën e qytetarëve.
“Mospjesëmarrja është shumë e lartë dhe në kohë jo të duhur, por kjo është demokracia dhe ne e kemi respektuar. Pavarësisht se këto zgjedhje kanë qenë të pavullnetshme, megjithatë duhej ligji të respektohet, për mungesë të eksperiencës së udhëheqësve aktual të komunës, duhej të organizoheshin zgjedhjet për këshillin.” u shpreh ai duke shtuar se uron që këshilli i ardhshëm të jetë funksional dhe të mos bëjë gabimet e mëparshme që të organizohen sërish zgjedhje.