K omisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) miratoi vendim, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 0,91% në raport me vendimin e datës 15.08.2022.
Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme shënojnë rritje mesatarisht te benzina për 0,179%, te nafta për 3,807%, te vaji ekstra i lehtë ka rritje për 3,803% dhe te mazuti ka ulje për 1,760%.
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe ЕUROSUPER BS-98 dhe MAZUTIT M-1 SU, nuk ndyshojn.
Çmimet e shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-E V) dhe i vajit për amvisëri EKSTRA I LEHTË (EL-1), rriten për 2,00 denarë/litër.
Nga data 19.08.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
EUROSUPER BS – 95 88,50 (denarë/litër)
EUROSUPER BS – 98 91,00 (denarë/litër)
EURODIZEL BS (D-E V) 92,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 88,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 52,814 (denarë/kilogram)