Me datë 08.08.2022 në ora 06:35 në rrugën kryesore Kërçovë-Gostivar, në kryqëzimin “Tajmishka”, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti mallrash “Man”, me targa të Gostivarit, i drejtuar nga L.S. 56) nga Gostivari dhe një veturë e pasagjerëve “Hyundai”, me targa regjistrimi të Shkupit. Drejtuesi i veturës “Hyundai” ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit, mjeku i Emergjencave nga Kërçova ka konstatuar vdekjen e tij.
Inspektim është kryer nga ekipet e Prokurorit Publik dhe Policisë.(Struga Ekspres)