Në SPB Ohër është raportuar se pranë një hoteli në bregun e liqenit të Ohrit, 56-vjeçarja M.J. nga Kumanova, e cila drejtonte një biçikletë, është përplasur nga një biçikletë tjetër, e cila është larguar nga vendi, duke e lënë të rrëzuar.
Ajo u transferua në spitalin “Shēn Erazmo” në Ohër, ku është konstatuar se ka lëndime të rënda trupore. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit, njofton SPB Ohër.
(Struga Ekspres)