Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0,42% në raport me vendimin e datës 4.8.2022.
Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme shënojnë ulje mesatarisht: te benzina për 3,077 %, te nafta për 1,823 %, te vaji ekstra i lehtë për 2,619 % dhe te mazuti për 0,624% .
Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-98 ulet për 2,00 den/l.
Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95, i EURODIZELIT (D-E V), i VAJIT EKSTRA TË LEHTË PËR AMVISËRI (EL-1) dhe i Mazutit М-1 SU nuk ndryshon.
Nga data 6.8.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 93,50 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 94,00 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 93,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 91,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 53,343 (denarë/kilogram)