Sunday, April 20, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniAksident në magjistralen Gostivar-Tetovë, lëndohen gjashtë persona

Aksident në magjistralen Gostivar-Tetovë, lëndohen gjashtë persona

SPB Tetovë njofton se dje ka ndodhur një aksident në magjistralen Gostivar-Tetovë ku janë lënduar gjashtë persona.

“Më datë 04.08.2022 në ora 23:55, në SPB Tetovë është raportuar se në magjistralen Gostivar-Tetovë, përballë Sellarcës së Epërme në Tetovë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një kamioni “Tam” me targa të Velesit, i drejtuar nga personi T.K. (56) nga Velesi dhe automjeti “Audi” me targa të Tetovës, i drejtuar nga F.F. (29) nga Banjica Poshtme e Gostivarit.

Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar rëndë drejtuesi i veturës F.F. dhe pasagjeri i tij A.Z. nga Banjica e Poshtme, ndërsa shoferi i kamionit dhe pasagjerët e tij O.U., M.A., E.U. dhe A.U., të gjithë nga Jabolçishtja e Velesit, kanë pësuar lëndime trupore të cilat janë konstatuar në Spitalin klinik të Tetovës. Me autorizim të prokurorit, një ekip inspektues nga SPB Tetovë ka kryer hetimin në vendin e ngjarjes”, njoftojnë nga SPB Tetovë.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments