Shtetet e Bashkuara thanë se mirëpresin vendimin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, që miratoi propozimin francez për t’i hapur rrugën integrimit evropian.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se votimi i 16 korrikut është hap i radhës në rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së.
“Ne i dimë kompromiset e vështira të bëra për këtë kompromis, i cili njeh dhe respekton identitetin kulturor të Maqedonisë së Veriut dhe gjuhën maqedonase. Ky vendim vjen në një moment kritik për Maqedoninë e Veriut, Ballkanin Perëndimor dhe Evropën. Një Bashkim Evropian që përfshin të gjithë Ballkanin Perëndimor, përfshirë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, do të jetë më i fortë dhe më i begatë. Tani është koha për të ndërtuar momentum dhe për të punuar në hapat e ardhshëm”, tha Blinken përmes një deklarate me shkrim.