Saturday, April 19, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniNuk ka masa të reja kundër virusit, sistemi shëndetësor është stabil

Nuk ka masa të reja kundër virusit, sistemi shëndetësor është stabil

Edhe pse numri i të infektuarve me coronavirus krahasuar me javën e kaluar është rritur me 79,9 për qind në Maqedoni, nuk do të ketë masa të reja kufizuese.

Analizat e Komisionit për Mbrojtjen nga Sëmundjet Infektive kanë treguar se pavarësisht se kurba e të infektuarve është në rritje, ende nuk ka rritje të numrit të të shtruarve dhe të vdekurve në Maqedoni.

Anëtarët e Komisionit kanë deklaruar në mbledhjen e rregullt se ka edhe objekte spitalore pa pagesë dhe në klinikat infektive janë shtruar gjithsej 25 persona, ndërsa dy janë në mbështetje të oksigjenit.

Nga Komisioni për Mbrojtjen nga Sëmundjet Infektive thonë se po punohet edhe për riorganizimin e sistemit primarë në pjesët ku është më i prekur dhe thonë se për këtë më hollësisht do të informojnë të hënën kur duhet të takohen sërish.

Gjithashtu, anëtarët diskutuan për mungesën e testeve në institucione, si dhe u dhanë rekomandime për dyfishimin e numrit të testeve në baza ditore.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments