Prej më shumë se një jave Shkupi është përfshirë nga protestat në të cilat kanë marrë pjesë ajo pjesë e popullsisë që është kundër propozimit francez. Ky i fundit ka mbërritur sot në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut dhe sipas Besim Nebiut, gazetar në në Shkup, numrat në Parlament për ta miratuar janë.
Në një lidhje direkte me “ABC Live”, gazetari nga Shkupi u shpreh se mendon që opinioni maqedonas është i manipuluar nga një pjesë e kampit politik, në kuptimin e asaj çka maqedonasit mund të humbasin nga marrëveshja.
“Është paraqitur sikur në marrëveshje janë të ingranuara disa nga pikat kyçe lidhur me interpretimin e gjuhës dhe të asaj se çfarë paraqet identiteti maqedonas, apo është derivat i identitetit bullgar. Sipas disave ky propozim i jep më shumë krah pozitave bullgare se atyre të Maqedonisë së Veriut.”
Por, megjithatë, sipas Nebiut këto janë gjëra që nuk qëndrojnë.
Ai shpjegon: “KE i referohet gjuhës, si gjuhë maqedonase. I referohet protokolleve ekzistuese për të trajtuar çështjet e historisë dhe ato identitare. U referohet kornizave ekzistuese.”
Pas nxitjeve për protesta, shton ai, qëndron opozita një pjesë e të cilës është pro-ruse. Por ç’do të ndodhë nëse propozimi francez refuzohet? Gazetari shqiptar në Shkup thotë se marrëdhëniet bullgaro-maqedonase do të përkeqësoheshin më tej.
“Në qoftë se në RMV nuk pranohet propozimi francez, edhe faktori ndërkombëtar, kryeministri holandez….kanë deklaruar se propozim më të mirë se ky nuk do të pranojë. Do të kemi një destabilizm total.” /abcnews.al/